Garë e jashtëzakonshme për ‘Golashënuesin e edicionit 2023/24’ në Superligën e Kosovës

Muhamet Hyseni (KF Llapi) dhe Drilon Hazrollaj (FC Malisheva) janë e ardhmja e futbollit kosovar, duke shkëlqyer gjatë gjithë sezonit 23/24 në Superligën e Kosovës.

Sipas gjitha gjasave ky do jetë viti i fundit për dy lojtarët në futbollin kosovar, pasi që shumë skuadra evropiane tashmë kanë shënjestruar dyshën kosovare për merkaton verore, shkruan Gazeta OLLE.

Muhamet Hyseni me Llapin shpreson të shpallet kampion në fund të edicionit, qendërsulmuesi në shumë ndeshje këtë edicion ka qenë figura kryesore ku llapjanët kanë arkëtuar tre pikët e plota.

Xhiron e fundit në Albi Mall Superligën e Kosovës, ishte pikërisht goli i Hysenit që siguroi tre pikët e Llapit në udhëtim në Drenas te Feronikeli.

 Goli i Muhamet Hysenit ndaj Niklit (Video)

Pesë gola në dy ndeshjet e fundit për Drilon Hazrollajn, e kanë rikthyer sulmuesin e Malishevës në luftë për ‘Golashënuesin e vitit’ në Superligën e Kosovës.

Sulmuesi i krahut arriti të jetë vendimtar në fitoren e Malishevës ndaj Gjilanit, duke realizuar tre golësh, në një ndeshje fantastike në Gjilan.

Lista e golashënuesve më të mirë pas 23 javësh në Superligën e Kosovës:

  1. Muhamet Hyseni (Llapi) – 17 gola
  2. Drilon Hazrollaj (Malisheva) – 15 gola
  3. Nazmi Gripshi (Ballkani) – 9 gola
  4. Jalen Blesa (Prishtina) – 9 gola
  5. Blerim Krasniqi (Drita) – 8 gola

/Gazeta OLLE/

Presidenti i Ulpianës flet për ndeshjen me Ferizaj: Nuk ka mundësi të jetë e kurdisur, ka qenë derbi i vërtetë

Drilon Hazrollaj shpallet ‘Ylli i Javës’ për xhiron e 23-të në Superligën e Kosovës