Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet në dy grupet e Ligës së Parë, A dhe B në kuadër të xhiros së 23-të.
Lideri aktual i Grupit A, Feronikeli ka marrë fitore me shumë vështirësi 1-2 në udhëtim te Rahoveci, derisa edhe Liria mposhti Vëllaznimin 2-1.
Phoenix ka triumfuar 2-3 në udhëtim te Iztogu, derisa në udhëtim fitoi edhe Trepça 0-2 te Rilindja 1974. Ndeshja e vetme në Grupin A që përfundoi baras ishte Drenas – A&N 1-1.
Rezultatet dhe tabela në Grupin A
Ndërkohë në Grupin B dy skuadrat pretendente për rikthimin në Superligë, Fushë Kosova dhe Ulpiana kanë pësuar humbje.
Lideri aktual Fushë Kosova u mposht 1-0 nga Vjosa, derisa Ulpiana pësoi 2-0 nga Flamurtari.
Vushtrria barazoi 1-1 me Vllazninë e Pozhoranit, derisa Kika pësoi humbje 1-2 nga Arbëria. /Gazeta Olle/