Në fundjavën që shkoi u zhvillua gara e dytë e Kampionatit të Kosovës në automobilizëm.
Gara ishte malore dhe u mbajt në shtegun e Prevallës. Valdet Krasniqi i klubit Prishtina RT (garoi në kategoriën e pestë) e pati kohën më të mirë, pasi shtegun e kaloi për 1.33.268 minuta. Megjithëse, koha nuk ishte shumë e përshtashme, interesimi i dashamirëve të këtij sporti nuk mungoi, ndërsa gjatë garës nuk pati incidente.
Fituesit në bazë të kategorive ishin:
Kategoria e parë: Afrim Spahi i AK D&G Prizreni me kohën 1.59.300
Kategoria e dytë: Alban Berisha i po të njëjtit klub 150.3496
Kategoria e tretë: Përparim Dushi i Prishtina RT 1.43.386
Kategoria e katërt: Arbnor Musliu Prishtina RCP 1.41.435
Kategoria e pestë: Valdet Krasniqi Prishtina RT 1.33.268
Kategoria e gjashtë: Xhemshit Hasani Prishtina RCP 1.38.824
Gara e radhës mbahet pas dy javësh në Shalë të Bajgorës, ndërsa në këtë fundjavë, në Pejë, në program është gara në karting.