Garcia krenar me 10 heronjtë e tij

Rudi Garcia ka lavdëruar ekipin e tij që me një lojtar më pak arriti të barazojë ndaj Juventusit, përmes golit të Keitas.

“Nuk ishte e lehtë të reagosh në këtë mënyrë pa një lojtar dhe të shënosh gol. Jam i lumtur për këtë”, tha ai ndër të tjera.

I pyetur për Scudetton, trajneri i Romës shtoi: “Ka ende edhe shumë ndeshje për t’u luajtur”

Roma nga minuta 65 luajti pa Torosidisin e ndëshkuar me karton të kuq. (Gazeta Olle)