Trajneri i Romës, Rudi Garcia është shprehur i pakënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij në “San Siro” dhe ka vendosur të ndërmarrë masa.
Për humbjen ndaj Milanit, futbollistët janë të detyruar që të paraqiten në ora 08:00 të mëngjesit të ditës së sotme në qendrën stërvitore në Trigoria, ku do të ketë diskutim sy më sy, i cili pritet të jetë jo pak i nxehtë.
Sipas mediave italiane, futbollistët nuk do të kthehen fare sonte nëpër shtëpitë e tyre por do të flenë në Trigoria. /Gazeta Olle