Gara për titull në Angli vendoset në xhiron e fundit – por cilat rezultate i konvenojnë Cityt e Liverpoolit

Gara për titull në Ligën Premier do të vazhdojë edhe në xhiron e fundit të Ligës Premier, ku Manchester City dhe Liverpooli po luftojnë për trofeun e më të mirit.

Fitorja e sotme e Liverpoolit si mysafir i Southampton me rezultat 2-1 ka lënë garën ende të hapur.

Qytetarët kanë 90 pikë, ndërsa The Reds kanë tubuar deri më tani 89 pikë.

Por dy rezultate të çmendura në xhiron e fundit, do të bënin që të kishte edhe një ndeshje shtesë, super finale mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit.

Këto rezultate janë pothuajse të paarritshme pasi që Manchester City duhet të humbet me rezultat 6-0 nga Aston Villa, ndërsa Liverpooli duhet të barazojë 5-5 me Woves.

Kjo do të bënte që Manchester City dhe Liverpool të kishin pikë të barabarta, por edhe goldallim të barabartë, për çka për të caktuar titullin, do të duhej të zhvillohej një finale mes tyre.

Kjo duket e pamundur, por duhet të pritet medoemos që të zhvillohet edhe xhiro e fundit për ta mësuar kampionin e Anglisë.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Përfundojnë të gjitha ndeshjet në Legend Stage, koha për Champions Stage në CS GO

Edi Rama zbulon se për cilën skuadër bën tifo në finalen e Tiranës