Gani Sejdiun e Tahir Lushtakun i pret dënimi

 Jo gjithçka ka shkuar mirë në takimin Feronikeli – Drenica, të luajtur për gjysmëfinalen e DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll.

Pas ndeshjes, trajnerët Gani Sejdiu (Feronikeli) dhe Tahir Lushtaku (Drenica), shkëmbyen fyerje mes veti, për çka është ngritur procedurë disiplinore ndaj tyre.

“1. Ndaj kryetrajnerit të KF “Feronikeli” Gani Sejdiu me nr lic 116 (motivi-pas përfundimit të ndeshjes fyerje ndaj kryetrajnerit mysafir) sipas raportit të vëzhguesit. 2. Ndaj kryetrajnerit të KF “Drenica” Tahir Lushtaku me nr. lic 111 (motivi-fyerje dhe sharje drejtuar kryetrajnerit vendas pas përfundimit të ndeshjes) sipas raportit të vëzhguesit”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Takimi në fjalë u mbyll 0:0 dhe u luajt në Prizren. (Gazeta Olle)