Gani Sejdiu kritikon disa lojtarë të tij!

 

Edhe pse fituan 3:0 ndaj Kosovës së Vushtrrisë, të cilën e mundën për herë të dytë brenda 10 ditësh, trajneri i Feronikelit, Ganit Sejdiu, ka kritikuar disa nga lojtarët e tij.

Kritikat e tij vijnë pë rata që u ndëshkuan me kartonë. Bujar Shabani e mbylli ndeshjen para kohe, shkaku i kartonit të kuq.

“Loja ishte e baraspeshuar deri në momentin e shënimit të golit. Shqetsohem me papërgjegjshmërinë e disa lojtarëve, të cilet po marrin kartonë pa kurrëfarë nevoje”, deklaroi Sejdiu pas ndeshjes. (Gazeta Olle)