Gani Sejdiu e kthen Vushtrrinë tek rezultatet pozitive, më në fund fitojnë pikë pas tre humbjeve rradhazi

Trajneri i mirënjohur, Gani Sejdiu tani e dy ndeshje po drejton skuadrën e Vushtrrisë, raporton Gazeta Olle.

Përderisa në debutim nuk arriti t’i siguronte pikë skuadrës, në takimin e dytë ai arriti të fitojë edhe pikën e parë.

Vushtrria sot barazoi në Prizren kundër Lirisë me rezultatin 1-1.

Skuadra e drejtuar nga Sejdiu ishte në avantazh në këtë takim, por në fund iu deshtë të pajtohet edhe me barazimin pasi Liria realizoi golin që nivelizoi rezultatin.

Vushtrria nuk dinte për rezultat tjetër pos humbjes tani e 25 ditë.

Sejdiu do e udhëheq ekipin deri në fund të stinorit vjeshtor, e për vazhdimin e sezonit do të bisedohet në të ardhmen. /GazetaOlle/