Galliani: Gjithçka ndryshoi brenda natës

Te Milani e kanë përjetuar shumë rëndë disfatën në garën për mesfushorin e Monacos, Kondogbia. Francezi që zgjodhi Interin si skuadrën e tij të re, e ka shokuar edhe vetë drejtorin sportiv Adriano Galliani, i cili me gjithë vështirësinë, e ka pranuar dështimin kundrejt rivalëve të qytetit.

Në një prononcim për mediat italiane, Galliani ka thënë që ai kishte arritur marrëveshje me Monacon, mirëpo gjërat sipas tij, ndryshuan brenda natës.

“Ne kishim arritur një marrëveshje me Monacon për transferimin e Kondogbias dhe gjithçka ishte në rregull. Akordi ishte për një shumë prej 40 milionë eurosh, mirëpo gjërat ndryshuan brenda natës. Të tjerët e ngritën ofertën e tyre dhe ne nuk mund të kandidonim më në ato kushte, andaj vendosëm që të heqim dorë”, deklaroi Galliani.

Tregu kuqezi tani ka marrë një kthesë të papritur, pasi që objektivat e Milanit po e refuzojnë një nga një transferimin në San Siro. Kjo megjitahtë nuk e preokupon aq shumë Gallianin, i cili thotë që vera është e gjatë.

“Ka ende kohë dhe jemi duke menduar që ta bëjmë një skuadër sa më të fortë. Ne i kemi rreth 75 milionë euro për të investuar në këtë afat kalimtar dhe duhet t’i shpenzojmë ato me shumë kujdes”, shtoi ai.

Transferimi i Kondogbias te Interi bënë që ai të jetë futbollisti më i paguar në skuadrën zikaltër, pasi që do të fitojë pak më shumë se 4 milionë euro në sezon. /Olle