Galatasaray vjen me një krahasim interesant mes Rashicës dhe Didier Drogbas

Milot Rashica e ka gjetur rrjetën e golit, për herë të parë këtë sezon me fanellën e Galatasarayt, në Superligën e Turqisë.

Rashica shënoi në fitoren 4-0 të Galatarasyt ndaj Giresunsporit, në kuadër të xhiros së 20-të.

Ndërkohë, faqja zyrtare e Galatasarayt e ka krahasuar festimin e kosovarit, me të Didier Drogbas, kur e kanë shënuan golin e parë për këtë klub.

Kujtojmë që për reprezentuesin kosovar ky ishte goli i parë në Superligën e Turqisë me fanellën e Galatasarayt, teksa ai më parë ka realizuar vetëm në Kupën shtetërore.

“Gëzimi i njëjtë pas golit të parë në ligë”, ka shkruar faqja zyrtare e Galatasarayt.  /Gazeta Olle/

Spektakël në Minatori, Trepça mposht Yllin dhe ia ndërprenë serinë prej 15 fitoreve radhazi

United i falet brazilianëve, mposht Readingun dhe vazhdon tutje në Kupën FA