Galatasaray po tenton transferimin e Vedat Muriqit

Vedat Muriqi mund të rikthehet në futbollin turk.

Ylli kosovar po luan me sukses në dy sezonet e fundit në La Liga, por mediat turke raportojnë se “Pirati” mund të luajë në Superligën turke në sezonin e ardhshëm.

Ish-futbollisti i Gençlerbirligit, Rizesporit dhe i Fenerbahçes mund të përfundojë tek një tjetër klub nga Stambolli, shkruan “Gazeta Express”.

Komentatori turk i sportit, Serkan Korkmaz insiston se 28 vjeçari do të rikthehet në Turqi nga edicioni i ardhshëm dhe se mund të përfundojë në Galatasaray.

“Me shumë gjasë, Vedat Muriqi do të luajë në Galatasaray sezonin e ardhshëm”, ka thënë Korkmaz në një program direkt.

Muriqi i ka zhvilluar 33 ndeshje me Mallorcan këtë sezon, ndërsa ka qenë titullar në 31 prej tyre.

Përfaqësuesi kosovar i ka realizuar 14 gola dhe i ka bërë 4 asistime deri tash në këtë sezon.

Para se ta blinte Mallorca, Muriqi e pati një eksperiencë të pasuksesshme në Lazio.

Atë e duan edhe klube nga La Liga, Serie A e Premierliga.

Mbi të gjitha, interesim më serioz për sulmuesin shtatlartë ka shfaqur Sevilla

Manchester City prezanton fanellat e reja për sezonin e ri

Nëntë klube licencohen për garat evropiane, tri klube nuk e kalojnë procesin e licencimit