Galatasaray heq dorë nga transferimi i Vedat Muriqit

Vedat Muriqi vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të largohet apo do të qëndroj te Mallorca.

Sulmuesi kosovar ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm në Spajë duke qenë shënuesi më i mirë i skuadrës ishullore.

Në 37 ndeshje zyrtare, Muriqi ka realizuar 16 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

Galatasaray e kishte top prioritet transferimin e tij, por kampioni në fuqi i Turqisë është larguar nga gara për të nënshkruar me prizrenasin.

Mediumi turk Aksam.com.tr ka raportuar se Galatasaray ka hequr dorë nga Muriqi pasi Mallorca nuk e na ndërmend të heqë dorë nga kosovari pa fituar së paku 20 milionë euro.

Kjo shumë është vlerësuar si shumë e lartë nga Galatasaray të cilët kanë vendosur të heqin dorë duke rikthyer vëmendjen te disa objektiva të tjerë.

Mallorca e vlerëson lartë Muriqin pasi 45 për qind e kartonit vazhdon të mbahet nga Lazio.

Ndërkohë në Spanjë kanë raportuar se gjatë korrikut në zyrat e Mallorcas mund të mbërrijnë oferta nga Anglia ku disa skuadra angleze kanë shprehur interesim për reprezentuesin kosovar.

Ky televizion fiton drejtat televizive të Dritës dhe Gjilanit për garat evropiane

Alef Firmino largohet nga Llapi dhe transferohet te skuadra malazeze