‘Gafa’ e Dritës: ngatërron futbollistin e Trepçës ’89 me atë të Feronikelit (FOTO)

Trepça ’89 e ka mposhtur Dritën në miqësoren e zhvilluar dje (e enjte) në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë (2-1).

Realizator i golit të dytë për ‘minatorët’ që u solli njëherit edhe fitoren atyre ishte Kushtrim Lushtaku, ndërkohë që bardh e kaltërit ia huqën emrin e tij në faqen zyrtare të klubit, shkruan Gazetasheshi.com.

Kushtrimin e ngatërruan me Kreshnikun, i cili luan tek Feronikeli, teksa ky publikim nuk u la pa u vërejtur edhe nga komentuesit të cilët kërkuan të përmisonin gabimin.

drita