Gaboi rëndë KOK-u me futbollin, basketbollin dhe hendbollin! U koriten!

Xhudo rekomandohet nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut për t’u vlerësuar me maksimumin e pikëve (100)!

Futbolli është sporti më masiv në Kosovë, është renditur në vend të gjashtë në kategorizim! Basketbolli është sporti më i organizuar në vendin tonë me klube në kategoritë e ndryshme dhe është në vend të pestë në kategorizim!

Po ashtu edhe hendbolli në vend të katërt, para tyre janë karateja dhe volejboll.

Që besa volejbolli është i dyti në kategorizim, duke shkaktuar senzacion!

“Volejbolli dhe karateja me të njofshëm. Shoqnia e jarania në volejboll e karate u rritë cilësia”, tha një zyrtar i lartë i një federate të fuqishme në Kosovë, që nuk do t’i përmendet emri.

Komisioni i KOK-ut e ka bërë këtë vlerësim, por kjo duhet edhe një herë të rishqyrtohet fije e për pe.

KOK-, mos u talleni me futbollin, basketbollin e hendbollin.

Kujdes me sporte me traditë, që gjithmonë kanë treguar rezultate e talente të mëdha.

Kujdes KOK! Një zyrtar i lartë i FFK-së, nuk pranojë të flasë pa e pa listën, por mbetet i shokuar kur mori vesh se futbolli është i gjashti.

Image

“Ne jemi sporti më masiv. A është e mundur kjo. Ne tërhiqem krejt. Kush janë ata”, tha një zyrtar i lartë brenda FFK-së për gazetën “Bota sot”.

Futbolli, basketbolli, hendbolli, janë një armatë në vete, por për Komisionin duket se nuk ua mbushi syrin dhe i zhvlerësojë.

A mos vallë është një hakmarrje e votës së kuvendit të kaluar, hendbolli, basketbolli e futbolli, shumica prej tyre nuk votuan për këtë bord?  U koritet!

Futbolli është industri, basketbollin shumë sporte e lakmojnë për organizim dhe për shumëçka, po ashtu edhe hendbolli është shembull.  Ky kategorizim është për t’u habitur se si ka ardhur. Gaboi rëndë KOK-u me futbollin, basketbollin dhe hendbollin! U koriten!

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi: Nuk jam takuar me trajner nga Turqia

Kateoria Superiore, vendi ku serbët dhe shqiptarët i hedhin mosmarrëveshjet në fushën e futbollit