Gaboi në penallti, gjyqtari kërkon falje publikisht (VIDEO)

Gjyqtarët gabojnë shpeshherë, por rrallë pranojnë gabimin. E një gjë të tillë e ka pranuar Tobias Stieler, i cili doli publikisht për të kërkuar falje.

Ai mbrëmë dha një penallti të paqenë për Bayernin në ndeshjen e Kupës me Werder Bremenin, takim që u mbyll 2:0 për bavarezët.

Stieber pasi pa pamjet televizive, kërkoi falje publikisht.

“Më falni”, u tha ai gazetarëve, raporton Olle. “E gjitha ndodhi shumë shpejt, dhe unë isha në një pozitë të mirë. E pash kontaktin, por në fakt nuk paska pasur”, shtoi ai.

Arturo Vidal fitoi penallti falë simulimit. /Olle