Superliga e Kosovës do të startojë në këtë fundjavë pas një pushimi dy mujor.
12 klube do të masin forcat, ku shumë prej tyre të përforcuara do ta kërkojnë trofeun më të çmueshëm.
Besa, Drenica, Feronikeli, Prishtina, Vllaznia, Trepca ’89, Llapi, Drita, Gjilani, Flamurtari, Vëllaznimi e Liria do të garojnë në kampionatin 2017/2018.
Edhe pse orari ende nuk është caktuar, Superliga do të startojë me gjasë të premten.
Trepca ’89 – Flamurtari pritet të jetë ndeshja hapëse.
Në javën e parë na presin disa takime interesante si Prishtina –Drita dhe derbi i Dukagjinit mes Vëllaznimit dhe Lirisë. /olle/
Java 1
Gjilani – Besa
Feronikeli – Vllaznia
Llapi – Drenica
Vëllaznimi – Liria
Trepça’89 – Flamurtari
Prishtina – Drita