Futbollistin e Hajvalisë e pret dënimi

Futbollistin e Hajvalisë, Liridon Leci e pret një dënim në ditët në vijim. Për shkak të kartonit të kuq dhe raporteve të vëzhguesit e gjyqtarit kryesor, Besfort Kosumi, ai pritet të dënohet nga Komisioni Disiplinor i FFK-së.

Kështu të paktën parahesh inicimi i procedurës disiplinore nga Komisari i Garave.

“Motivi – sjellje jo sportive, ofendim fyerje dhe sharje drejtuar referit anësor Jakup Musolli dhe referit kryesor, Besfort Kasumi, në ndeshjen Besa – Hajvalia, sipas raportit të vëzhguesit dhe referit kryesor të ndeshjes”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kjo ishte procedura e vetme e ngritur në Superligë.