50 milionëshi kosovar shënon gol si Maradona e Messi

Donis Avdijaj ka shënuar një eurogol në stil të Diego Maradonës e Leo Messit.

Supertalenti kosovar, Donis Avdijaj, ka shënuar një supergol në fanellën e skuadrës së Sturm Grazit austriak.

Donisi realizoi gol në fitoren 5:2 që klubi i tij e realizoi sot kundër Mariborit në një sfidë miqësore.

Kosovari kaloi disa futbollistë kundërshtar me driblime të bukura, e dribloi edhe portierin dhe më pas shënoi.

Gola të tillë jemi mësuar të shohim nga superyje si Leo Messi dhe dikur Diego Armando Maradona. /Express/