Futbollisti shqiptar pritet të huazohet sërish

Thomas Strakosha ka humbur vendin e titullarit tek Salernitana, në Serinë B, pasi portieri italian Terraçino duket se ka bindur më shumë në sajë edhe të eksperiencës së tij.

Pikërisht për këtë arsye, shqiptari është ulur në stol dhe, në janar, do të lërë Salernon. Lajmi bëhet me dije nga portali sportiv “Solosalerno.it”, që nënvizon se si gardiani i U-21 të Shqipërisë mund të kthehet tek Lacio në janar, për të lëvizur diku tjetër: destinaconi pritet të jetë sërish Serie B, ku këtë herë ka kërkuar informacione Virtus Lançiano.