Futbollisti shqiptar bëhet viral, goditja e dënimit ishte shumë e keqe (VIDEO)

Legia e Varshavës humbi dje 1-0 në miqësoren kundër Sepsi.

Në fushë për polakët ishin edhe Lirim Kastrati, Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka. Dyshja e Shqipërisë U-21 pati angazhimin me Shpresat, me teknikun e Legia që iu dha disa ditë më shumë pushimi.

Në duelin e djeshëm, Muçi mori përsipër një goditje dënimi nga distanca e largët. Nëse me fanellën e Tiranës, Muçi shënonte nga distanca të tilla, goditja e djeshme ishte për t’u harruar, me sferën që përfundoi tutje katërkëndëshit, duke dalë jashtë rrethimit të fushës.

Kaq ka mjaftuar që në stadium të plaste e qeshura, me videon që është bërë virale në rrjetet sociale.

Agim Ademi po e përcjell nga afër Kupën e Diasporës në Gjermani, e sheh si shumë të rëndësishme mbështetjen e komunitetit të futbollit atje

Kjo pritet të jetë skuadra e re e Egzon Qerimit