Futbollisti që e refuzoi Juventusin katër herë

Futbollisti që së fundmi u nda me Parmën, Antonio Cassano, e ka dhënë një deklaratë interesante për mediet italiane, duke treguar që e ka refuzuar për plot katër herë klubin më të trofeshëm në Itali, Juventusin.

“Juventus kurrë nuk më ka tërhequr. Unë e kam refuzuar katër herë atë skuadër”, ka deklaruar Cassano, i cili s’ka vendosur ende se ku do ta vazhdojë karrierën.

Cassano më herët ka luajtur edhe në disa skuadra tjera të mëdha në Itali, si Roma, Milan dhe Inter. /Gazeta Olle