Futbollisti më i moshuar që ka shënuar gol në 5 sezonet e fundit të Superligës

Ish-futbollisti i Drenicës, Sami Geci është lojtari më i moshuar që ka arritur të shënoj gol në Superligë gjatë këtyre 5 sezoneve të fundit, raporton Gazeta Olle.

Në datën 27 maj të vitit 2017, Geci realizoi golin e vetëm të Drenicës në humbjen 1-3 përballë Prishtinës.

Në momentin kur e realizoi këtë gol, ish-futbollisti ishte 42 vjeç e 2 muaj.

Më shumë se gjashtë vite është diferenca mes Gecit dhe futbollistit të dytë më të moshuar që ka realizuar gol në pesë sezonet e fundit.

I dyti në listën e më të vjetërve është Shpetim Idrizi i cili realizonte për Trepçën në moshën 35 vjeç e 11 muaj./GazetaOlle/