Futbollisti Malishevës me statistikë impresive, kap shpejtësinë e 32,6 km/h në ndeshjen ndaj Drenicës

Arind Veliu, futbollisti i ri i Malishevës ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë në fundjavë ndaj Drenicës.

Skuadra e tij barazoi 0:0 ndaj Drenicës në udhëtim, duke marrë një pikë në një terren mjaft të vështirë si ai i “Bajram Aliut”.

Veliu në këtë ballafaqim kishte një statistikë mjaft interesante, pasi kapi shpejtësinë e 32.6 km/h.

Kjo shpejtësi e arritur nga Veliu është ndër pesë më të mirat në Superligën e Kosovës këtë stinor.

Arlind Veliu shihet si një lojtar mjaft perspektiv që në të ardhmen mund të ketë karrierë të mirë./GazetaBlic Sport

Gjyqtari nga Kosova do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Salzburg – Chelsea

Arabia Saudite me kërkesë të veçantë para miqësores me Shqipërinë