Futbollisti kosovar nënshkruan me gjigantët e Leipzigut

Futbollisti nga Kosova, Mehmet Ibrahimi ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin gjerman të Bundesligës, Leipzig.

Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN menaxheri i lojtarit, Lami Ejupi.

18-vjeçari ka firmosur kontratë afatgjate me Leipzigun.

Mehmeti është rritur të Kolni në Gjermani, kurse që nga viti 2017 është pjesë e Leipzigut.

Mesfushori ofanziv është pjesë e grupmoshave të reja të Gjermanisë.