Futbollisti kosovar i Kaiserslauternit, ëndërron Kombëtaren

Talenti kosovar, Valdrin Mustafa, është duke kaluar formë të shkëlqyer me skuadrën e tij Kaiserslautern. Sulmuesi shqiptar, deri më tani ka arritur të shënoi 6 gola dhe 7 asisitme, për Kaiserslautern U-17.

Mustafa në një prononcim për ‘Gazetën Olle’, thotë se është shumë i kënaqur me formën aktuale, duke zbuluar se shumë shpejt do të ftohet edhe në ekipin U-19. “Deri më tani gjithçka ka shkuar siq është më së miri. Madje kam pasur një bisedë edhe me trajnerin e U-19, dhe shpresoj të ftohem fal paraqitjeve të cilat jam duke i bërë”, deklaroi Mustafa.

Ndryshe, sulmuesi me prejardhje nga Podujeva, thotë se ka ëndërr fanellën e Kombëtarës së Shqipërisë, edhe pse nuk ka marrë ende ftesë.
“Shpresoj se një ditë të ftohem për të mbrojtur ngjyrat e Kombëtares U-19. Deri më tani nuk nuk kam pasur asnjë komunikim apo ftestë shpresoj që shumë shpejt një gjë e tillë të ndodh”, shtoi Mustafa për ‘Gazetën Olle’.