Futbollisti kosovar dënohet me 12 muaj mos lojë

Komisioni Disiplinor në mbledhjen e mbajtur sot ka shqyrtuar procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 17 të Superligës së Kosovës dhe ligave të niveleve të tjera.

Pas shqyrtimit të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimet televizive është marrë vendimi që lojtari i KF Sharrit, Driton Loku të dënohet me 12 muaj mos lojë, raporton KosovaPress.

“Lojtari i KF ‘Sharri’, Driton Loku nr fanelle 18 dhe nr ID 022971M03. Në ndeshjen e xhiros së 16-të të Ligës së Dytë, Sharri-Prizreni ndëshkohet me karton të kuq ( grushtim ndaj gjyqtarit kryesor). Bazuar në nenin 47 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 12 (dymbëdhjetë muaj ) mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK”, shkruhej në komunikatën e FFK-së.

Loku dënohet me 12 muaj mos lojë pasi që grushtoi gjyqtarin e ndeshjes pasi u ndëshkua me karton të kuq.

Lajm i keq për Tiranën, Florent Hasani lëndohet dhe mbyll vitin

Zëdhënësi i KOK-ut, Kushtrim Krasniqi në komisionin për marketing dhe komunikim të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare