Gjatë këtij muaji priten ndryshime të shumta dhe largime të futbollistëve nga klubet kosovare.
Futbollisti i Malishevë, Altin Aliu ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme ka përfunduar kontratën me klubin.
Talenti gjilanas i ka uruar suksese klubit dhe njofton se ditëve në vazhdim do të zbulojë të ardhmen e tij.
Njoftimi i plotë nga Altin Aliu:
Të dashur miq, Përmes këtij postimi dua të njoftoj opinionin që kam përfunduar kontratën me klubin e Malishevës me marrëveshje të dy anëshme. Klubit i uroj suksese, ndërsa tani unë tani jam futbollist i lirë dhe ditëve në vijim do t’ju vë në dijeni për të ardhmen time.
Ndryshe, Malisheva e ka mbyllur stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll në pozitën e shtatë me 19 pikë. /Gazeta Olle/