Futbollisti konfirmon largimin nga Drita

Klubi Futbollistik “Drita” është duke u përgatitur maksimalisht për garat evropiane, por janë duke punuar edhe për sezonin e ardhshëm që të luftojnë për titullin kampion.

Pas Xhevdet Shabanit dhe Fidan Gërbeshit, largimin nga klubi e ka konfirmuar edhe mesfushori Valmir Azemi.

Njoftimi i plotë i Azemit:

“Desha të ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e Fc Drita

Suksese klubit në vazhdim”.

23-vjeçari në sezonin e fundit (2020/21), ishte i huazuar nga Drita te Vushtrria.