Futbollisti i Trepçës ’89 transferohet në Japoni

Blerim Berisha në Japoni. Kjo është gallata e re në kampin minator. Te Trepça ’89 gjithçka po shkon ashtu siç duhet, aq sa futbollistët kanë kohë për edhe për tu ngacmuar me njëri tjetrin, transmeton Gazeta Olle.

Mesfushori Emin Baliqi, e ka postuar një foto në Facebook, ku shkruan se mbrojtësi i 89-shit, Blerim Berisha, do të provohet në një klub në Japoni.

“Japonia destinacion i Berishës. Menaxheri Olito Natamo e vlerëson shumë Berishën. AI do të udhëtojë në Japoni ku do të provohet për dy javë”, ka shkruar Baliqi në një kreacion simpatik që kishte pamjen e një ‘cope gazete’.

Humori nuk është ndalur aty por ka vazhduar edhe në komente, me Ismet Munishin, Florent Sejdiun, Blerand Kurtishajn, Berat Hysenin, Kreshnik Lushtakun dhe Fetah Ibrahimin që e kanë uruar Berishën. /Gazeta Olle

1455914_831891540218980_159396184267274653_n