Futbollisti i Superligës transferohet në Turqi (FOTO)

Njëri ndër mesfushorët më të mirë të Superligës së Kosovës viteve të fundit, Blendi Memaj, siç duket nuk do të jetë pjësë e ligës elitare, pasi që ky i fundit është ftuar për negociata nga drejtuesit e ekipit me renome nga Stambolli, Istanbulspor.

Skuadra nga Stambolli, e cila sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën e dytë të Turqisë e ka marrë seriozisht afrimin e talentit prizrenas në rradhët e tyre njofton, GazetaDirekt.

Memaj i cili shquhet për lojën e tij intelegjente nuk e përjashton mundësinë e transferimit në Turqi.

memaj

“Është e vërtetë që jam kontaktuar nga drejtuesit turq dhe normalisht që kur kontaktohesh nga klubet evropiane është një privilegj i cili në një farë forme ta shpërblen mundin dhe sakrificen e bërë.

Së pari ndjej përgjegjësi morale të kontaktoj me drejtuesit e klubit KF Liria, për hirë të korrektësisë së tyre njerëzore dhe sportive.

memajj

Do të bisedoj dhe  të vendos për hapat e mëtutjeshëm. Momentalisht asgjë konkrete nuk ka.  Jam ftuar për negociata dhe do të shkoj atje, por nuk ka asgjë të përfunduar”, ka thënë për GazetënDirekt, mesfushori prizrenas.

Memaj,  për dy vite me rradhë ka qenë “truri” i mesfushës prizrenase në të gjitha ndeshjet për klubin e lashtë nga Prizreni. Për të nuk është i panjohur as futbolli turk, pasi që Memaj për tri vite me rradhë ishte antar i skuadrës tjeter nga Stambolli, Beshiktas.

Memajj