Futbollisti i Shkëndijës nuk ndalet, e godet me shqelm maqedonasin e Akademija Pandev (Video)

Shkëndija e Tetovës barazoi 1:1 me Akademia Pandevin në kuadër të xhiros së 14-të të elitës së futbollit në Maqedoninë Veriut.

Në këtë ndeshje nuk munguan as fërkimet e shumta në fushë.

Sabit Bilalin e Shkëndijës e lëshuan nervat në fund të ndeshjes duke e goditur me shqelm njërin nga lojtarët maqedonas në fund të ndeshjes.

Ai u ndëshkua me karton të kuq.

Shkëndija momentalisht ndodhet e dyta me 24 pikë, tre me pak se skuadra tjetër shqiptare Struga Trim &Lum që ndodhet e para me 27 sosh.

Xhaka harron se është në transmetim të drejtpërdrejtë, përdorë fjalë që nuk duhet (Video)

Ylli pa frena, mposht Prishtinën në kryeqytet