Futbollisti i ri i Llapit transferohet në Kroaci

Mbrojtësi 18 vjeçar, Hajdin Saliju ka kaluar tek Lokomotiva e Zagrebit në formë të huazimit, raporton Gazeta Olle.

Pas shumë negociatave në mes drejtuesve të klubit të Llapit dhe atyre të Lokomotivës është arritur marrëveshja për huazimin e mbrojtësit 18 vjeçar, Hajdin Salihu tek Lokomotiva.

Lokomotiva që bënë gara në Superligën e Kroacisë, do të huazoj Salihun deri në qershor të vitit 2021, me të drejtë blerje të kartonit të tij.

Futbollisti është grumbulluar gjithashtu nëpër të gjitha grupmoshat e Kombëtares së Kosovës.

Hajdin Salihu ka debutuar në Superligën e Kosovës si 17 vjeçar./GazetaOlle/