Futbollisti i Real Madridit rezulton pozitiv me COVID-19

Real Madridi e ka konfirmuar se Mariano Diaz ka rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe se tashmë është izoluar në shtëpinë e tij.

Klubi spanjoll me anë të faqes zyrtare njoftoi:

“Pas testimit për COVID-19, ne u njoftuam se futbollisti ynë, Mariano Diaz, ka rezultuar pozitiv.

Futbollisti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është izoluar në shtëpinë e tij”.

Më tej, mediat spanjolle kanë bërë të ditur se ai nuk ka stërvitur sot me bashkëlojtarët e tij.

Gjithashtu, është konfirmuar se ai nuk ka pasur kontakt me futbollistët e tjerë nga java e kaluar.