Futbollisti i radhës largohet nga Prishtina, pas vetëm gjashtë muajsh te kryeqytetasit

Mbrojtësi nigerian Sodiq Atanda nuk do të jetë pjesë e Prishtinës, pas vetëm gjashtë muajsh të kaluar te kampionët aktual.

Atanda kur erdhi në Prishtinë, ishte totalisht jashtë formë dhe me peshë të tepërt.

Duket se palët janë pajtuar që të ndërpresin bashkëpunimin dhe mbrojtësi nuk është bashkuar me klubin në këto ditë kur ka filluar faza përgatitore, shkruan Telegrafi.

Prishtina ka disa ditë që ka filluar fazën përgatitore, ku përveç Sabijen Lilajt dhe Florent Avdylit edhe nigeriani me pasaportë shqiptare nuk ka qenë prezent.

Atanda ka zhvilluar 13 ndeshje me Prishtinën në këtë kampion, ndërsa skuadra nuk ka arritur të tregojë sukseset e vitit të shkuar.

Prishtina e ka mbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e pestë me 24 pikë, apo 11 më pak se lideri Gjilani.

Zyrtare: Pas largimit nga Drenica, Haxhijaj prezantohet te skuadra e re

Ronaldo nuk e nis mirë punën si president, tifozët i dalin kundër!