Futbollisti i PSG-së tallet pas transferimit të Neymarit

Pak ditë më parë, Pike postoi një foto me Nejmarin duke i siguruar të gjithë se do të qëndronte në Barcelonë, por mbrojtësi katalanas doli “huq” në parashikimin e tij.

Pike dhe Nejmar

“Ishte thjesht dëshira ime. Nuk ka asgjë zyrtare për këtë”, tha vetë lojtari pak ditë më vonë. Mbrojtësi i PSG-së, Munier iu kundërpërgjigj që në atë moment duke thënë se ka një lajm shumë të bujshëm dhe ekskluziv për të publikuar disa ditë më vonë.

Munier

Ditën e djeshme, kur thuajse u mësua fati i Nejmarit dhe u bë i kryer largimi i tij nga Barcelona, Munier ka nxituar t’u kujtojë të gjithëve se kishte lajmin ekskluziv dhe tani po pret vetëm pak për ta publikuar zyrtarisht.

Dje, mbrojtësi belg ka shkëmbyer batuta me sajtin zyrtar të klubit të PSG-së. Të gjithë janë duke pritur me padurim momentin për ta zyrtarizuar. Sigurisht që Munier do të ndihet krenar për këtë gjë, sepse ishte i pari që i sfidoi të gjithë duke lënë të kuptohej që transferimi ishte përgatitur shumë ditë më parë.

FC Barcelona v Paris Saint-Germain - UEFA Champions League Round of 16: Second Leg

“Do të presim edhe pak për ta publikuar lajmin”, shkroi dje mbrojtësi, duke thumbuar në mënyrë indirekte Pikenë. Nuk do të qëndrojë Pike, u largua…