Futbollisti i Prishtinës pëson lëndim në stërvitje, nesër vendoset nëse do të operohet

Futbollisti i Prishtinës, Samuel Mone ka pësuar një lëndim në sy, gjatë stërvitjes së fundit.

Pas lëndimit, ganezi është nën përkujdes të afërt mjekësor, shkruan Gazeta Olle.

Mone ka kryer një kontroll të detajuar mjekësor dhe nesër do të vendoset se a do të operohet.

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina: 

Pas lëndimit, Samuel Mone nën përkujdes të afërt mjekësor.
Pas lëndimit që pësoi gjatë seancës stërvitore në Gjakovë, futbollisti i ri nga Gana, Samuel Mone, ka kryer një kontroll të detajuar mjekësor dhe nesër do të vendoset se a do të operohet.
Udhëheqësit e klubit, kryetari Remzi Ejupi dhe anëtari i bordit, Fikret Maqastena, sot vizituan futbollistin duke iu falënderuar stafit të QKUK-së, repartit të Oftamologjisë dhe posaqërisht doktor, Naser Salihu. /Gazeta Olle/