Futbollisti i Feronikelit, Lulzim Doshlaku është regjistruar në listën e zezë të shënimeve me autogolin e shënuar në ndeshjen ndaj Gjilanit.
Doshlaku shënoi në portën e vetë në minutën e 15-të, të takimit duke u bërë futbollisti i parë në edicionin 2017/18, që shënon autogol, shkruan futbollikosovar.com.
Të kujtojmë se takimi Gjilani – Feronikeli, u mbyll me rezultat të barabartë 1-1.
Doshlaku është kapiten dhe njëri ndër lojtarët më besnik të Feronikelit ndër vite.