Futbollisti i parë që do të largohet nga Barcelona

Mbrojtësi belg, Thomas Vermaelen pritet të jetë lojtari i parë i larguar nga Barcelona.

Që prej transferimit të tij në ‘Camp Nou’, nga Arsenal, Vermaelen nuk ka bindur Luis Enriquen për një vend në formacionin bazë.

Lëndimet e shumta e kanë bërë të vetën, mirëpo Vermaelen pritet të largohet në fund të stinorit.

E ardhmja e tij duket se do të jetë në kampionatin turk ku Besiktas ka shprehur interesim.

Sipas medieve spanjolle, turqit do të ofrojnë shtatë milionë euro për transferimin e belgut në Stamboll.