Futbollisti i njohur largohet nga Llapi (FOTO)

Berat Hyseni nuk është më futbollist i Llapit. Sulmuesit i ka përfunduar kontrata me llapjanët dhe palët janë akorduar që të mos vazhdojnë.

Hyseni ka kaluar momente të vështira pas disfatës së Llapit në finalen e Kupës së Kosovës ndaj Besës.

Ai ishte akuzuar nga llapjanët se kishte humbur qëllimisht penalltinë, shkruan Gazetasheshi.com.

Kësisoj, sulmuesi prishtinas është në kërkim të një skuadre të re.

hyseni

Ai pati një debat të ashpër në distancë me trajnerin Tahir Batatina.

Të dy e kishin akuzuar njëri-tjetrin për finalen e humbur nga pejanët në “Riza Lushta”.

Në këtë mënyrë është mbyllur aventura e Hysenit në “Zahir Pajaziti”.

Edhe pse ishte i rëndësishëm për ekipin gjatë sezonit, ku ka shënuar disa gola, ai i tha lamtumirë Llapit në mënyrë të hidhur.

batatina hyseni

hyseni