Futbollisti i njohur largohet nga Gjilani?

Gjilani nisi merkaton dhe stërvitjen sot duke bërë të vetin Sebino Plakun.

Skuadra siç edhe ka lajmëruar klubi, në datën 15 do të udhëtojë drejt Antalias për të zhvilluar edhe fazën përgatitore.

Por, në Gjilan do të ketë edhe largime dhe me sa duket, një prej lojtarëve që u afrua me bujë verën e shkuar me shumë gjasa mund të mos jetë më pjesë e skuadrës.

Bedri Greca që më parë ka luajtur edhe me Skraparin, Tërbunin, Flamurtarin, Kukësin dhe Tiranën, me shumë gjasa do të rikthehet në Superiore, njofton “VipSport”.

Nga klubi kuqebardh nuk ka asnjë konfirmim për largimin e tij.

Por, kërkesat nga ekipet e elitës shqiptare nuk i kanë munguar 30-vjeçarit Greca që në vitet e fundit ka lënë gjurmë në elitë.