Krasniqi është larguar nga Rahoveci pas 1 viti, ku luajti 30 ndeshje radhazi.
Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook.
21-vjeçari ka njoftuar se shkëputjen e kontratën e ka bërë më marrëveshje të dyanshme.
Donat Krasniqi është rritur në akademinë e klubit të Flamurtarit, kurse pas largimit nga Rahoveci ka pasur oferta nga ekipe të Superligës dhe skuadra pretendente për t’u inkuadruar në elitën e futbollit kosovar.