Futbollisti i njohur konfirmon largimin nga Flamurtari

Futbollisti i Flamurtarit ka konfirmuar largimin nga kjo skuadër.

Bëhet fjalë për Leart Eminin, i cili ndarjen e tij me kuqezinjtë e ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale, shkruan Gazeta Olle.

“Dua te ju njoftoj qe nga sot nuk jom pjese e KF FLAMURTARIT ..Mar parasysh si rrodhen gjitha ngjarjet eshte klubi ku nisa hapat e pare si futbollist dhe ne te ardhmen i deshiroj suksese dhe te gjitha te mirat”, ka shkruar Emini.

Kujtojmë se nga skuadra prishtinase ka pasur disa largime të mëdha gjatë afatit kalimtar deri më tani.

Ndërsa ende asnjë transferim nuk është prezantuar tek kjo skuadër.

/Gazeta Olle/ 

Bonucci thumbon Ronaldon, pi birrë dhe Coca-Cola në konferencë për shtyp

Zyrtare: Arbëria vazhdon bashkëpunimin edhe me një futbollist