Viktor Kuka nuk do të jetë më pjesë e KF Flamurtarit që garon në Ligën e Parë të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti i njohur kosovar, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Olle.
Mbrojtësi i djathtë ka njoftuar se marrëveshja për shkëputjen e kontratës ka qenë e dyanshme, dhe nga tani është lojtar i lirë.
Njoftimi i plotë nga Viktor Kuka:
Faleminderit KF Flamurtari!
Me anë të ketij postimi,deshta t’iu njoftoj se me marrëveshje të dyanshme shkëpusim bashkëpunimin me KF Flamurtari. Nga tani jam lojtar i lirë.
KF Flamurtarit i uroj suksese.
Me Respekt Super Kuka.
/Gazeta Olle/