Futbollisti i njohur konfirmon largimin nga Feronikeli, pret oferta nga skuadrat e tjera

Florjan Smakiqi nuk do të jetë më pjesë e Klubit Futbollistik Feronikeli.

 

Portieri i njohur ka përfunduar kontratën me ‘Industrialistët’ dhe tashmë është lojtar i lirë.

Smakiqi ka konfirmuar këtë për Gazetën Olle, duke theksuar se është i hapur për oferta nga skuadrat e tjera.

“Kam pasur kontakte me disa skuadra, mirëpo gjithçka mbetet e hapur në vazhdim”, ka thënë Smakiqi për Gazetën Olle.

Kujtojmë se Feronikeli po kalon në krizë të madhe, ku mbetet skuadra e fundit në tabelë pas përfundimit të stinorit vjeshtor, me vetëm 11 pikë në 18 ndeshje.

/Gazeta Olle/

Ademi analizon futbollin kosovar të vitit 2021

Superliga e shkarkimeve, nga dhjetë klube shtatë ndërruan trajnerin brenda vitit 2021