Futbollisti i njohur konfirmon largimin nga Drenica

Atdhe Grajqevci nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Drenicës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë futbollisti në një postim në llogarinë e tij në Facebook, shkruan Gazeta Olle.

Sipas futbollistit, ka qenë kërkesa e tij që ka bërë të ndahen rrugët me ekipin ‘kuqezi’ nga Skenderaj.

“Dua të ju njoftoj që nga sot nuk jam më lojtar i Drenicës pas kërkesës sime për të prishur marrëveshjen për 6 muajt e mbetur, ku klubi me mirëkuptim e ka pranuar kërkesën time duke mbetur vetëm disa detaje të vogla për t’u zgjedhur”, ka shkruar futbollisti.

Grajqevci, ishte transferuar verën e vitit 2019 te Drenica.