Futbollisti i njohur i Llapit i jep fund beqarisë, muajin e mjaltit e bënë në Turqi

Mesfushori i Llapit, Edon Zeqiri ka vendosur që të bëjë një hap të madh në jetën personale.

Zeqiri është martuar gjatë ditëve të fundit, teksa tashmë ka shfrytëzuar pushimin dimëror për të vizituar Turqinë.

Lajmi për risitë e mëdha tek futbollisti është bërë publik në rrjetin social instagram, ky ishte vetë mesfushori që postoi një foto nga Turqia dhe ripostoi urimin që iu bë nga një mik i tij.