Futbollisti i Kosovës, Bersant Celina është rikthyer si protagonistë në Championship pas një kohe të gjatë.
Mesfushori i Swansea City, ka asistuar sot te goli i dytë i skuadrës së tij, të cilën e shëni Ayew, përcjellë Gazeta Olle.
Swansea këtë takim e fitoi me rezultatin 3:1 ndaj Middlesbrough.
Në 19 ndeshje, futbollisti i Kosovës numëron vetëm dy asistime dhe dy gola.
Vlen të përmendet se mysafirët në këtë ndeshje mbetën pa dy futbollistë pasi me karton të kuq u ndëshkuan Browne dhe McNair.