Futbollisti i Kosovës në formacionin e vitit në këtë Ligë

Molde, është kampion i këtij edicioni në kampionatin norvegjez të futbollit.

E pjesë e elitës së futbollit në Norvegji janë edhe disa futbollistë shqiptarë, shkruan Gazeta Olle.

Një ndër ta, Herolind Shala, mesfushori i Kosovës është vlerësuar jashtëzakonisht shumë, pasi ka fituar një vend në formacionin e vitit.

Mesfushori i skuadrës Valerenga, ka arritur të jetë pjesë e formacionit të vitit anise skuadra e tij nuk ka ‘kapë’ ndonjë vend që dërgon në Evropë.

Shala, këtë edicion kishte 21 takime, duke shënuar gjashtë gola dhe dhuruar pesë asistime.