Futbollisti i Kombëtares bëhet babë

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Andi Lila është bërë baba për herë të parë.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, lojtari kuqezi që aktualisht mban të veshur fanellën e Parmës, njofton ardhjen në jetë të djalin Ayan.

Lindjen e anëtarit më të ri të familjes, Andi Lila e priti me një dedikim të veçantë në ndeshjen Sassuolo-Parma ku shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij e cila tanimë ka bankrotuar.

Në këpucët e veshura gjatë kësaj sfide, ai kishte të shkruar emrin e vogëlushit që u soll në jetë nga bashkëshortja e tij Ornela.